Përse mos t’i lidhim me zinxhirë më mirë?!

Nga Iva V.GRILLO

Ndërkohë që në botën e qytetëruar synimi është lehtësimi e çlirimi i prindërve nga ngarkesa e punës me qëllim që të merren më shumë me ta e të gëzojnë rritjen e fëmjēve të tyre, nga Shqipëria e Edi Ramës e cila i ngjan gjithnjë e më tepër një spitali psikiatrik, vjen një qasje tjetër: institucionalizim i fëmijëve dhe rinisë me pretekstin që të edukohet me arte, sporte, etj dhe për të lënë prindërit të lirë që të punojnë…

Mesa duket kjo është një mënyrë nëpërmjet së cilës të futet në “shina” edhe kontigjenti i fundit që me pafajësinë e vet ka bërtitur: “mbreti është lakuriq” duke vënë në vështirësi një regjim butaforik e fare cullak në sy të botës.

Institucionalizimi de facto i rinisë duke e pêrqëndruar edukimin kryesisht tek shteti, “nëna parti”, etj dhe reduktuar ndikimin e familjes nuk është një gjë e re. Ka ndodhur shpesh në regjime totalitare dhe me gjasa do të ndodhë dhe në të ardhmen…kurdo e kudo kur propaganda përdoret si mjet kryesor qeverisjeje.

Për të shpëtuar një herë e mirë nga rebelimi i kësaj rinie “harrakate”, kryeministri butaforik mund të vendosë edhe t’a lidhë me zinxhirë…

Ndaj pyetja është a do t’a pranojë shoqëria, rinia e sidomos prindërit që fëmijët e tyre të edukohen si jetimë me prindërit gjallë?!

About Redaksia

Check Also

Rama, armiqtë Gys-Erion, “iraniani” dhe “francezi”

Nga Basir ÇOLLAKU Përse janë tërbuar Rama dhe Balluku ndaj dyshes dikur grurë e mjaltë …