Nuk ndalet revolta/ Rinia dhe qytetarët përleshen me regjimin kriminal

Zjarr, gaz lotsjellës, molotov, ujë me presion është shoqëruar protesta te Ministria e Arsimit. Në revolti pati momente tensioni, ndërsa protestuesit hodhën gurë e molotov drejt policisë. Efektivë të policisë u përgjigjën me gaz lotsjellës, dhe ujë me presion.

Ditën e sotme ishte thirrur edhe protestë nga Partia Demokratike e cila marshoi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, për t’ju bashkuar studentëve. Por studentët u shprehën të qartë se nuk pranojnë as kreu e PD Sali Berisha dhe as deputetë të PD, në protestë, duke nënvizuar se kauza e tyre mbetet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta e studentëve u shoqërua edhe me disa momente pikantë ku dy të rinjve u shfaqën me maskën e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, duke ironizuar edhe thirrjet e Ramës për dialog.

Protesta është zhvendosur te Kryeministria, kur protestuesit shprehen se revolta nuk do ndalet deri në largimin e Ramës.

About Krye Redaktor

Check Also

Policia ndjek protestuesit në rrugica, molotov drejt autoblindës së policisë

Protesta e sotme është zhvendosur nga zona e Kryeministrisë në rrugët e kryeqytetit, ku situata …