Policia ndjek protestuesit në rrugica, molotov drejt autoblindës së policisë

Protesta e sotme është zhvendosur nga zona e Kryeministrisë në rrugët e kryeqytetit, ku situata vijon të jetë e tensionuar.

Teksa policia ka vendosur autoblindat në bulevardin Dëshmorët e Kombit, protestuesit e shumtë janë shpërndarë në rrugën Myslym Shyri dhe rrugicat përreth.

Policia është futur në këtë aks duke ndjekur qytetarët, ndërsa këta të fundit vijojnë shpërndarjen.

Ndaj autoblindës së policisë është hedhur edhe një molotov, ndërsa efektivët më parë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion pa masë.

About Redaksia

Check Also

I riu në protestë: Civilët më kanë goditur me leva hekuri

Një prej të rinjve pjesëmarrës në protestë ka deklaruar se tubimi nuk do të ndërpritet …