Media italiane: Studentët kërkojnë largimin e Ramës, përplasje me policinë

Tirana është përfshirë sërish nga protestat kundër qeverisë. Grupe studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë. Disa protestues u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa në drejtim të forcave të rendit janë hedhur gurë dhe bomba molotov. Policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, shkruan IlFattoQuotidiano, ndërsa pasqyron protestat në Tiranë.

Përplasjet kanë zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa më pas një pjesë e protestuesve është tërhequr. Megjithatë, marshimi ka vijuar në drejtim të Kryeministrisë, pavarësisht reshjeve të shiut.

Ndërkohë, pranë Ministrisë së Arsimit janë dislokuar forca të shumta të Policisë.

Sipas raportimeve, protestat kundër qeverisë në Shqipëri vijojnë prej muajsh, ndërsa që prej muajit tetor janë përshkallëzuar.

Qeveria ka ashpërsuar masat ndaj akteve të dhunës gjatë demonstratave, me gjoba që sipas raportimeve arrijnë deri në 5,500 euro për personat përgjegjës.

Gjatë protestave të fundit janë raportuar gjithashtu dëmtime dhe djegie të disa godinave publike, përfshirë institucione dhe gjykata, si dhe të bizneseve private.

Studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qeveria socialiste është në pushtet që prej vitit 2013.

About Redaksia

Check Also

Protestueset vishen si police, në duar mbajnë pankartën: Maska më e frikshme sot për sot policia!

Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloëeen. Njëra prej …