Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ përpara kryeministrisë. Policia ka vendosur kordon para kryeministrisë dhe nuk lejon protestuesit të bëjnë përpara duke u përpjekur të mbajnë të lirë bulevardin, dhe ti vendosë protestuesit në trotuarin pranë kryesisë së Kuvendit.
Protestuesit, mes tyre vajza, i kërkojnë të largohen policisë dhe të japin dorëheqjen.
‘Është e drejta ime’ ‘Vepër penale është e juaja që na keni bllokuar rrugën” thotë një vajzë protestuese, ndërsa të tjerët në kor thërrasin ‘Poshtë diktatura’
Lironi rrugën! Kemi të drejtën tonë të protestojmë! Thonë më tej.
Policia nuk i lejon të bëjnë përpara dhe grupin e vogël të protestuesve policia e ka rrethuar.
Në një moment ata kanë hedhur spraj drejt protestuesve edhe pse ata nuk po bënin asnjë veprim të dhunshëm’
Në ndihmë të forcave të policisë mbërritën dhe forcat Shqiponja.
Poolicia kërkon lirimin e bulevardit duke deklaruar se protestuesit po kryenin vepër penale të bllokimit të rrugës.
Gazeta RD