Në Komisionin Parlamentar të Kulturës ditën e sotme zhvillimi i protestave studentore dhe dhuna fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë ka shkaktuar debate,
Deputetja e PD, Ina Zhupa, akuzoi policinë për dhunë ndaj të rinjve dhe kërkoi po ashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Zhupa theksoi se qeveria nuk mund t’u kërkojë studentëve dialog pasi, sipas saj, i ka mashtruar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
“Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë”, pohoi ajo.
Zhupa gjithashtu kundërshtoi akuzën se PD kërkon të marrë drejtimin e protestave. Ajo tha se demokratët i mbështesin studentët, por nuk vendosin se si dhe kur duhet të protestojnë.
“PD ka 14 vjet që proteston. Nuk ka arritje më të madjhe se popiulloi të protestojë vetë kundër qverisë. Ësjtë më i mad populli opozitar në pgjth se një parti. PD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës.
PD është në mbështetje të protestës së studentëve.Nuk vendos se kush është kundër jush. Nuk na ka ndaluar e as na ndalon njeri t’i japim masivitet protestës. Juve ju marrin me vezë kudo ku shkoni, thoni ju”, theksoi ajo.
Gazeta RD