Rama jep dorëheqjen/ Studentët nuk e ndalin marshimin

Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë hyrë edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe për bashkimin e studentëve me protestën.

“Rama jep dorëheqjen”, është një nga sloganet që shoqëron marshimin e të rinjve.

Studentët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Opozita ka kandidatë shumë të mirë për Tiranën, por e rëndësishme është të bashkohemi në një front

Olta Blaceri, VIZION PLUS: Z. Berisha, kush mund të jetë kandidati që bashkon të gjithë …