Të rinjtë e nisën aktivitetin që në orët e para të ditës, duke u drejtuar fillimisht në universitete. Ata hynë në disa auditorë, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen bojkotit të mësimit.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa mesazhi i tyre është qëndrimi në protestë deri në plotësimin e kërkesave.
Pas kalimit pranë Ministrisë së Arsimit, studentët ndaluan edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku adresuan thirrje edhe ndaj opozitës.
Marshimi përfundoi para Kryeministrisë, ku të rinjtë vijuan tubimin e tyre. Në bulevard, në momentin e zhvillimit të protestës, prania e forcave të policisë ishte e kufizuar.
Gazeta RD