Berisha: Të bashkohemi kundër Ramës, i ftoj sërish partitë opozitare për koalicion!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo forcë politike opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ me Blendi Fevziun, Berisha përsëriti thirrjen për bashkim, duke theksuar se objektivi është largimi i kryeministrit.

Gjatë diskutimit për sondazhin e Noto-s, që sipas Berishës tregon se opozita e bashkuar dominon ndjeshëm në Tiranë, ai u përball me skepticizmin e moderatorit Blendi Fevziu.

Ky i fundit vuri në pikëpyetje rrethanat në të cilat ishte realizuar sondazhi dhe theksoi se rezultatet nuk mund të interpretohen pa marrë parasysh sistemin zgjedhor.

Pjesë nga debati

Sali Berisha: Absolutisht jo. Pse? Çfarë tregon Noto? Ma nxirr pak të lutem. Ma nxirr, Noto është, më fal, ju e njihni, unë nuk e njoh.

Blendi Fevziu: Po, po për kë e ka bërë Noto këtë sondazh? Këtë… nuk e di se për kë e ka bërë.

Sali Berisha: Edhe besoj se ju e njihni autoritetin e tij.

Blendi Fevziu: Unë e njoh Noton vetë dhe e di që ka qenë… Prit, unë nuk e di për kë e ka bërë, në çfarë kohe e ka bërë, për çfarë qëllimi e ka bërë.

Sali Berisha: E ka bërë në tetor, të them unë ty që e ka bërë para katër ditëve. Çfarë thotë Noto? Ata që projektuan të fshijnë nga faqja politike e Shqipërisë opozitën, ata morën përgjigjen më të merituar. Noto tregon se opozita e bashkuar dominon ndjeshëm në Tiranë. Noto tregon gjithashtu, ja ku e ke, opozita e bashkuar…

Blendi Fevziu: Dakord, dakord, po unë mund të jem skeptik ndaj një rezultati që nuk e di vetë domethënë. Unë mund të jem skeptik ndaj një rezultati që nuk e di se në çfarë rrethanash është kryer sondazhi.

Sali Berisha: Jo, më fal, unë po të tregoj se unë… ju mund ta merrni në telefon, jeni analist, jeni gazetar, moderator, ju e njihni, mund t’i keni telefonin atij, ju mund ta merrni në telefon ta pyesni dhe ai ju përgjigjet.

Blendi Fevziu: Ndonjëherë e kam atakuar atë dhe ai s’më përgjigjet.

Sali Berisha: Jo jo, unë nuk kam atakim. Mund ta pyesësh, t’i thuash të vërtetën. Pra…

Blendi Fevziu: Unë kam sondazhe të mia, të cilat deri më sot, të paktën në 15 vitet e fundit s’më kanë nxjerrë të humbur dhe e di që ka lëvizje nga rezultatet e vjetra, por jo në këto përmasa që thua ti.

Sali Berisha: Prit, unë të them absolutisht, tani a kthehemi bashkë pak në qershor? Në qershor, po të më pyesje mua ti, ajo protestë e shtruar… ta supozojmë të shtruar në forcë politike, ajo kishte mbrapa të paktën 60% të shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Patjetër! Po sepse përfshinte…

Sali Berisha: Absolutisht. Bravo. Jo, ajo dhëmb… ajo elektrizon…

Blendi Fevziu: Më vjen keq, jam dakord, po ju po llogarisni një gjë gabim. Që në qoftë se i kthehemi dhe zgjedhjeve të 2021-shit, se 2025-a pati probleme që lidheshin me historikun e PD-së. Njerëzit që kishin votuar pro Ramës ishin më pak se ata që kishin votuar kundër tij në vota. Kështu që Rama ka kapitalizuar ligjin elektoral duke i sjellë… Dhe shifrat nuk thonë asgjë në qoftë se ligji elektoral mbetet i njëjti. Rama me 48% të votave mund të marri 85 mandate.

Sali Berisha: Më fal një minutë. Rama e ka kthyer procesin zgjedhor në farsë. Të them dy gjëra. E para, ata që menduan të lajnë hesapet me Partinë Demokratike morën leksionin, është absolutisht partia më e fortë… e cila, më fal, a di një parti tjetër opozitare në Evropë që të ketë patur qëndresën, qëndrueshmërinë e saj? Tani vetëm ajo kalvari që ndodhi për 5 vitet e fundit… Ata i bëjnë llogaritë gabim.

Blendi Fevzi: Zoti Berisha, e besoni ju këtë sondazh?

Sali Berisha: Unë s’besoj asnjë sondazh. Edhe ti e di shumë mirë këtë. Nuk besoj asnjë sondazh, por këtij në tërësi, i kam ecur… i kam kundërshtuar unë këtë, por këtij në tërësi, i kam ecur.

Blendi Fevziu: Atëherë po ju bëj një llogari. Po dal këtu dhe po ju them që në bazë të këtij sondazhi, që ju të shpalleni fitues në Tiranë, po marr Tiranën meqë beteja e parë…

Sali Berisha: Jo, nuk shpallemi fitues. Në qoftë se bashkohemi!

Blendi Fevziu: Po pra, ja ku të kisha. Ju keni, sipas Notos, me gjithë ato po them, rreth 37%. Tani partia Nisma ka 5, Qorri… pra Lëvizja Bashkë 4. Ju do t’ju duhet të bashkoni 4 forca politike, të cilat, javën e kaluar këtu në studio, më thanë që ne nuk pranojmë të bashkohemi dhe bëjnë përgjegjës PD-në për përçarjen.

Sali Berisha: Jo, unë i ftoj prapë, e shfrytëzoj rastin t’i ftoj të bashkohemi. Mesazhi i tyre, mesazhi…

Blendi Fevziu: Po si të bashkoheni me kryetarin tuaj apo…? Të bashkohemi, po si me kryetar? Si do bashkoheni, me çfarë formule? Cila është formula që sillni ju, ju jeni kryetari i PD-së?

Sali Berisha: Jo, ofroj të bëjmë një…

Blendi Fevziu: Arlind Qorri ka thënë vijë e kuqe është Berisha për bashkimin. Vijë e kuqe është Berisha për bashkimin. Arlind Qorri ka thënë që vijë e kuqe është Berisha për bashkimin. Por edhe Agron Shehaj ka pakënaqësi ndaj jush. Llapaj e kishte me Gazmend Bardhin po…

Sali Berisha: Prit një minutë. Secili që thotë këtë, mbron Ramën. Çdo njeri që thotë këtë, mbron Ramën. Prit, prit një minutë. Secili që thotë këtë mbron Ramën.

Blendi Fevziu: Po si po të flasësh kundër teje mbron Ramën? Ama e pa pak, më jep një… më nxirr atë tjetrën pak, videon tjetër?

Sali Berisha: Ka një video, urdhëro. Çfarë thotë? ‘Vazhdimësia e protestës dhe presioni ndaj qeverisë, përveçse e vë në siklet Ramën, e detyron Ramën të merret… dhe partinë në pushtet, të merret gjithmonë me çështjet që ngre protesta.’ Kjo mbron Ramën! Presioni i protestës e kthen dhe e bën… nga protesta e parë gjer më sot ata kërkojnë largimin e Ramës, jo korrigjimin e Ramës. Kërkojnë largimin e Ramës, jo korrigjimin e Ramës.

Blendi Fevziu: Ai nuk thotë korrigjim, ai thotë e detyron qeverinë të jetë më e vëmendshme, nuk thotë të korrigjojmë Ramën. Ai ishte i pari që ka kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Sali Berisha: Jo jo, në qoftë se i thua e detyron qeverinë që të ndryshojë gjërat, ti e korrigjon qeverinë.

Blendi Fevziu: Po mirë tani, si do bashkohesh ti me Qorrin kur ti e sjell këtë si akuzë ndaj Qorrit?

Sali Berisha: Jo, është realitet ai.

Blendi Fevziu: Po si do bashkoheni?

Sali Berisha: Bashkohemi, armiku i armikut tim, është aleat kundër armikut kryesor. Bashkohemi që nesër.

Blendi Fevziu: Me kë bashkohesh, me Qorrin?

Sali Berisha: Me cilindo!

About Redaksia

Check Also

Prestigjiozja “Politico”/ Tre diplomatët të NATO-s paralajmëruan Ramën

Pretendimet e kryeministrit Edi Rama se protestat kundër qeverisë në Shqipëri nxiten nga Rusia dhe …