Këlliçi: Gjoba e AMA për kritikat e analistit Shkullaku ndaj Kryeministrit, një akt i rëndë!

Nga Belind KELLIÇI

Gjoba e AMA për qëndrimet kritike të analistit Armand Shkullaku ndaj Kryeministrit, është një akt i rëndë i goditjes së lirisë së shprehjes dhe dëshmi e destabilizimit total të Edi Ramës nga protesta e të rinjve dhe studentëve.

Edi Rama mund të jetë i vetmi Kryeministër që pasi ka humbur legjitimitetin dhe çdo kredit, beson se do të mbajë pushtetin me dhunë, me polici dhe duke mbyllur gojën e kritikëve.

Instrumentalizimi i institucioneve si në rastin e AMA në funksion të gjendjes së tij të rënduar mendore është i rrezikshëm për vendin dhe shoqërinë.

Po të ishte për fyerje, etiketime, apo përdorim të gjuhës së urrejtjes, Edi Rama duhet të ishte gjobitur çdo ditë në këto 13 vite. Askush më shumë se ai nuk fyer e mbjellë urrejtje me të folurën në publik.

Edi Rama është i diskredituar dhe i rrënuar dhe nuk ka gjobë të AMA që mund ta mbajë atë në këmbë. Këto janë thjesht sjellje të dëshpëruara të Kryeministrit më të korruptuar në Europë, i cili po humbet karrigen që i sjell përfitime dhe mbrojtje nga drejtësia.

Narkoshteti i Edi Ramës do shembet nga themelet!

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

BIRN: Shqipëria merr notë ngelëse në Bruksel! Rama bllokoi arrestimin e Ballukut 

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, prezantoi të mërkurën para Parlamentit Europian progres-raportin …