Rama pritet me protesta nga shqiptarët edhe në Frankfurt

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë, ku qytetarë të diasporës janë shfaqur me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë shqiptare.

“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”, është një prej mesazheve të shfaqura në pankartat e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre gjatë vizitës së kryeministrit në qytetin gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pankarta të tjera shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Jo narkoshtetit” dhe “Interesi publik nuk është përfitim personal”.

Përmes këtyre mesazheve, pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për korrupsionin, interesin publik dhe përdorimin e pushtetit.

 

Protesta në Frankfurt tregon se kundërshtimi ndaj kryeministrit Rama nuk kufizohet vetëm brenda Shqipërisë, por shprehet edhe nga pjesëtarë të diasporës shqiptare në Europë.

Tubimi zhvillohet në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat studentore dhe qytetare, gjatë të cilave kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të shtunën protestë me studentët, PD në krah të tyre deri në fitore! Kush nxjerr pretekste nuk do largimin e Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kërkuar drejtuesve të degëve në vend, që të …