“Arrestoni Ramën”/ Studentët nuk e ndalin revoltën para Kryeministrisë

Me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Policia e krimit”, protestuesit edhe sot në mbrëmje kanë dalë para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Edhe pse gjobat individuale ndaj tyre nuk ndalen, ashtu si dhe shoqërimet me forcë si ditën e djeshme për ata që nuk pranojnë të marrin fletën e gjobës, qytetarët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për largimin e qeverisë Rama

Ndërkohë Rama i kërcënoi edhe sot në krah të ambasadores së BE në Tiranë Sofia Moreira de Sousa se, gjobat administrative dhe hetimet penale ndaj tyre do vijojnë.

Protestuesit, studentët dhe qytetarë janë të vendosur për të refuzuar uljen në dialog me Ramën.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Sekretarit Rubio për 28 Nëntorin/ “Shqipëria e rrezikuar nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me …