Dy muaj në Shqipëri/ Ambasadori amerikan zhduk takimin me Ramën nga video e takimeve

Në një video 3 minutëshe të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Tiranë bëhet një pershkrim i të gjitha takimeve të Ambasadorit amerikan gjatë dy muajve nga dita e mbërritjes së tij në Tirane. Ajo qëw bie në sy ne video është fakti se Ambasadori anerikan ka fshirë nga prezantimi dy takimet që ka pasur me Ramën.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një video mesazh të ambasadorit të SHBA në Eric Wendt ku ai bën me dije prioritetet e punës gjatë mandatit të tij në Tiranë.

Në postimin e tij në X, ambasadori Wendt thekson se pret të takohet me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë, për të diskutuar mënyrat tradicionale për të krijuar qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen.

“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen duke u përqendruar në 3 fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA dhe Shqipërinë: e para; të bëhemi të fortë më të fortë; e dyta është të bëhemi më të begatë; e treta është të bëhemi më të sigurt”, shprehet ndër të tjera ambasadori Wendt.

 

About Redaksia

Check Also

Pasojat e narkoshtetit/ Berisha: Shqiptarët humbën 30% të kursimeve si pasojë e rënies së euros ose 236 miliardë lekë

Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, jam këtu për të folur përsëri e përsëri për një …