Revolta kundër Ramës/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, opozita në krah të studentëve

Tirana do të jetë sot në qendër të dy protestave, me të njëjtin qëllim: kundër qeverisë Rama.

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e saj në orën 12:00, me thirrjen për t’iu bashkuar revoltës studentore. Kreu i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve.

Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Analistja për Europën Lindore: Pas Serbisë, a mund të jetë Shqipëria vendi i radhës që rrëzon udhëheqësin e saj?

Analistja e ACLED shqyrton ngjashmëritë mes lëvizjes protestuese në Shqipëri dhe asaj që rrëzoi udhëheqësin …