Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me piper për të shpërndarë qytetarët

Protesta e studentëve vijon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestuesit përdorin lazer duke tentuar që të shpërqendrojnë efektivët e policisë. Po ashtu është hedhur molotov.

Protesta nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë revoltën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi u shoqërua me tensione, pasi edhe këtë të shtunë pati debate me deputetë të PD, pasi protestuesit nuk i kanë pranuar në tubimin para Ministrisë së Arsimit.

About Redaksia

Check Also

Bulevardi ‘blindohet’ nga forcat e policisë, efektivët shpërndahen në disa zona në Tiranë

Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme, disa prej tyre janë vendosur te parku “Rinia”. …