Thirrjet për Ramën në bulevard: O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!

Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe në bulevard gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.

Protestuesit kanë brohoritur në kor në drejtim të kreut të qeverisë, duke përdorur edhe thirrjen: “O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!”.

Thirrjet janë shoqëruar me slogane të tjera kundër Ramës, ndërsa protestuesit kanë vijuar tubimin në bulevard, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me tensione të vazhdueshme dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit janë hedhur gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka përdorur autobotët me ujë me presion për të shpërndarë turmën.

About Redaksia

Check Also

Revolta e studentëve jehonë në mediat ndërkombëtare: Të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta kombëtare e së shtunës, 7 nëntor, në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. …