Liburn Aliu raportohet se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, edhe pse për momentin s’ka asnjë njoftim zyrtar.
Në vend të tij është komanduar Andrea Shllaku, i cili më herët ka qenë zv.drejtor si dhe zv.ministër i Mbrojtjes. Sipas Faktor.al, ai është djali i tezes së ministrit Pirro Vengu.
Liburn Aliu u emërua nga Belinda Balluku në krye të këtij institucioni në tetor të vitit 2025. Dy muaj më parë, ai ishte larguar nga qeveria e Albin Kurtit, ku mbante postin e ministrit të Infrastrukturës.
Mesa duket Balluku vijon me emërimet e drejtorëve, ndonëse është nën hetim nga SPAK për 15 akuza të rënda.
Gazeta RD