Berisha nxjerr dokumentat: Drejtori i ri i Portit të Durrësit Andrea Shllaku emërohet nga Troplinët!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një reagim në rrjete sociale, shkruan krahas disa dokumentave se, Andrea Shllaku është emëruar drejtori i Portit të Durrësit me urdhër të Troplinëve edhe pse më parë është gjetur me shkelje të rënda.

Berisha thekson se, Porti i Durrësit mbetet porti i lirë dhe më kryesor i drogës së narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

“Drejtori i ri i Portit të Durrësit Andrea Shllaku emërohet nga Troplinët!

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Portin e Durrësit ai së bashku me Pirro Vengun janë gjetur me shkelje të rënda dhe të dy janë propozuar për shkarkim nga detyra. Por ai nga ish-drejtor divizioni në port me kërkesën e kartelit Troplini emërohet drejtor i përgjithshëm!

Porti i Durrësit mbetet porti i lirë dhe më kryesor i drogës së narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, shkruan Berisha krahas dokumentave të mëposhtëm.

  

 

Mund të jetë një imazh i oqean

 

About Redaksia

Check Also

Pazari 5-miliardë i naftës/ Rama përgatit kalimin e “Bankers” te izraelitët e “Delek”

Arrestimet u mbyllën, llogaritë nuk u sekuestruan dhe hetimi ra në heshtje. Kinezët do të …