Gjashtë eurodeputetë i bëjnë gjyqin Ramës në PE/ Kërkohet largimi i tij, dënohet dhuna e represioni ndaj protestuesve

Çfarë thanë eurodeputetët sot për Shqipërinë:
1. Michael Gahler – Partia Popullore Evropiane (EPP)
“Unë isha drejtuesi i delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet vitin e kaluar. Mendoj se ato që dëgjova dhe konstatuam atje janë strukturat e korrupsionit. Edhe në këto rrethana, kjo nuk përputhet aspak me standardet e BE-së, përfshirë skemat e pastrimit të parave. Nëse shihni thjesht ndërtesat, të gjitha ndërtesat që po ndërtohen në Tiranë, shumica e tyre lidhen me pastrimin e parave, për qëllime të tilla. Prandaj mendoj se protestat e qytetarëve janë të justifikuara.”
“Nuk e kuptoj pse kemi mbyllur sytë përpara një niveli të tillë korrupsioni në Shqipëri.”
“Kur shoh se për arsye politike kryeministri ndërhyn për të siguruar që zëvendëskryeministres të mos i hiqet imuniteti, atëherë kjo ngre shqetësime serioze.”
“Si mund të konsiderohet Shqipëria një vend pararojë kur ekziston një listë kaq e gjatë problemesh dhe shqetësimesh?”
“Ndoshta një qeveri kujdestare, një qeveri teknike, mund të ishte një zgjidhje për të qetësuar protestuesit dhe shoqërinë civile, si dhe për t’u dhënë qytetarëve shpresë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme, pa u errësuar nga korrupsioni”
2. David McAllister – EPP
“Në javët e fundit kemi marrë një mori emailesh nga shtetas shqiptarë dhe të BE-së, që kanë qenë të shqetësuar mbi situatën në Shqipëri. Muaji i kaluar na ka treguar një panoramë shqetësuese.
“Shqiptarët dolën në rrugë, fillimisht sa i përket impaktit mjedisor të zhvillimit të pronave në bregdet, tani i njohur si ‘Revolucioni Flamingo’. Dhe më pas kanë protestuar kundër korrupsionit, abuzimit qeveritar me pushtetin, krizës së kostove të jetesës dhe brutalitetit policor kundër protestuesve.”
“Nuk mund t’i injorojmë këto zhvillime. Duhet të diskutojmë se si ne përveç BE, mund të kontribuojmë për uljen e tensioneve.”
3.Andrey Kovatchev – Partia Popullore Evropiane (EPP)
“I gjithë ky monitorim dhe mbikëqyrje e përdorimit joproporcional të forcës duhet të kryhet gjithashtu nga Parlamenti shqiptar.”
4.Tineke Strik – Të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane
“Nëse e lejojmë këtë qeveri të vazhdojë në këtë rrugë, natyra do të jetë shkatërruar përpara se ne të arrijmë ta mbrojmë atë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.”
“Çfarë veprimesh të mëtejshme mund të ndërmerrni, edhe në nivel politik, për ta ndaluar Ramën të vazhdojë në këtë drejtim dhe për të parandaluar krijimin e fakteve të pakthyeshme në terren?”
“Komisioni ka levat e veta të rëndësishme. Për shembull mund të përdorni kushtëzimin me planin ekonomik të rritjes për të siguruar zbatimin e standardeve.”
5. Marco Tarquinio – Socialistët dhe Demokratët (S&D)
“Janë parashikuar sanksione ndaj atyre që protestojnë, të cilat mund të arrijnë deri në gjysmë milioni lekë, që të konvertuara në euro janë rreth 5 500 euro, në një vend ku paga mesatare arrin në 930 euro.”
6.Ilaria Salis – E Majta
“Në një demokraci të shëndetshme, do të prisnim që një qeveri t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve të saj, të kërkonte dialogun dhe të ofronte përgjigje konkrete.”
“Përgjigjja e autoriteteve shqiptare ka qenë kryesisht represioni, përdorimi joproporcional i forcës, dhuna policore dhe arrestimet arbitrare.

About Krye Redaktor

Check Also

Eurodeputeti gjerman denoncon Ramën/ “Nuk lejoi arrestimin e Ballukut, duhet qeveri teknike”

Eurodeputeti gjerman Miachael Gahler ka akuzuar kryeministrin Rama se për arsye politike po ndërhyn për …