Euro ka humbur 35% të vlerës ndaj lekut në 10 vite, ekonomia shqiptare po mbahet me paratë e drogës

Nga Nikola KEDHI

Euro ka humbur 35% të vlerës kundrejt lekut në dhjetë vjet. Leku është forcuar më shumë se çdo monedhë tjetër, edhe se ato në Amerikën Latine. Ndërkohë nuk ka asnjë shpjegim ekonomik racional për atë që ndodh në vendin tonë.

Ekonomia prodhuese është shkatërruar pothuajse tërësisht, eksportet janë në rënie të lirë, ndërsa Shqipëria po mbahet vetëm me paratë e drogës që pastrohen në ndërtim. Kur paratë e drogës mbizotërojnë në një ekonomi, ky është përkufizimi i narkoshtetit. Në Europë vetëm Shqipëria e plotëson këtë kriter.

Nga 139.48 lekë në janar 2016, euro ka zbritur sot në vetëm 90.72 lekë.

Të dhënat e publikuara nga Monitor tregojnë se rënia e euros ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me rritjen e turizmit. Në fakt rënia e saj ka nisur me kanabizimin e vendit në vitin 2016 dhe është pershpejtuar në mënyrë të frikshme pas vitit 2020. Pas këtij viti, sipas raportit të Departamentit të Shtetit për Narkotikët, Shqipëria kthehet në korridor të sigurt të narkotrafikut, fitimet e të cilit pastrohen në ndertim.

Pasojat po i paguajnë bizneset dhe familjet shqiptare. Eksportuesit kanë disa vite rresht në krizë, industria përpunuese po tkurret më shumë se çdo vend tjetër në kontinent, prodhuesit vendas po falimentojnë, ndërsa varfëria ulet këmbëkryq.

Shqipëria po shndërrohet në një ekonomi ku është më fitimprurëse të ndërtosh kulla që nuk i perballon dot askush me punë të ndershme sesa të hapësh fabrika, të prodhosh dhe të eksportosh!

Ç’do të ndodhë kur rubineti i parave të pista të mbyllet? Do kemi një krizë si asnjëherë më parë.

Ndaj është emergjente si kurrë më parë që autokrati të largohet menjëherë e të kemi një shans të shpëtojmë vendin.

Ne do e çrrënjosim këtë sistem me vizionin e Shqipërisë prodhuese, te taksave të ulëta, konkurrencës së ndershme, përpunimit, industrisë e inovacionit, si dhe të luftës ndaj krimit të organizuar. Kapitali duhet të shkojë drejt prodhimit, jo privilegjeve e miqve të pushtetit.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me këtë model. Shqipëria duhet dhe do të prodhojë, eksportojë dhe krijojë pasuri për shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

Policia gjobit protestuesin në Tiranë edhe pse tubimi ishte i qetë

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës …