Urdhërarresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit

Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Erblin Dollakaj.

Sipas Top Channel, në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë në ambjentet e spitalit.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.

Mjeku hematolog Erblin Dollakaj u emërua drejtor i Spitalit Memorial në Fier më 12 tetor të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Irena Goxhajn.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Ramës, policia gjobit 26 protestues të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e …