Urdhri i Ramës, policia gjobit 26 protestues të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, policia thotë se protetsuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për secilin prej tyre është vendosur një masë administrative prej 5 mijë lekësh, sipas urdhrit të dhënë nga Edi Rama.

“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”,- thuhet në njoftim.

About Redaksia

Check Also

Pazaret e pronave në Vlorë/ Vilat e drejtoreshës në Jug dhe porositë e Ergys Agasit mbi Kadastrën

“Ustallesha” e Kadastrës zbatonte porositë e Ergys Agasit dhe rezulton të ketë përfituar vila në …