Foto/ Si gënjeu Rama para mediave ndërkombëtare për të fshehur vizitën e tij në Moskë!

Mediat ndërkombëtare kryqëzuan Edi Ramën përpara nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin.

I gjendur përpara pyetjeve të tyre, Edi Rama sulmoi presidentin amerikan, Donald Trump për qasjen e tij ndaj Ukrainës.

Madje Rama tha se Evropa duhet të negociojë direkt me Rusinë.

Teksa bëri një koment të tillë, Rama mashtroi kur tha se, Shqipëria nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Rusinë që nga vitet ’60, madje nuk është realizuar asnjë vizitë.

“Nuk i takon atij dhe nuk duhet t’i takojë atij dhe nuk duhet tu takojë amerikanëve, nuk duhet tu takojë kinezëve apo indianëve të kenë vend në tryezë për të zhvilluar një bisedë me rusët. I takon Europës të kuptojë se çfarë gabimi të jashtëzakonshëm ka bërë dhe e kam thënë edhe më parë, e për të qenë i qartë, unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Dhe meqë ra fjala që në vitet ’60 nuk kemi pasur asnjë vizitë nga Kremlini dhe nuk kemi vizituar asnjëherë Kremlinin, kështu që jam krejt i lirë të them qësi evropian ndihem vërtet shumë i trazuar që Europa e ka mbështetur gjithçka vetëm tek armatimet dhe jo tek diplomacia”, tha Rama.

Por vetë Edi Rama e vizitoi Moskën në vitin 2020.

Edhe pse kjo vizitë u bë në kuadrin e drejtimit të OSBE-së, sërish Rama zgjodhi vetë të bëjë rolin e protagonistit në këtë vizitë.

Zakonisht mund të ishte dërguar në Moskë një zyrtar më i ulët se kryeministri, por Rama zgjodhi me dëshirë të shkojë në Rusi, i shoqëruar nga gazetarët e tij, Sokol Balla dhe Baton Haxhiu.

Madje ky i fundit, pasi pozoi me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov, tha se Edi Rama nuk ishte në Moskë si drejtues i OSBE, por si kryeministër i Shqipërisë.

Rama foli në këtë vizitë edhe për Kosovën, duke pranuar kështu se ishte në rolin e kryeministrit shqiptar në atë vizitë.

Megjithatë, Edi Rama bashkë me veglën më të rëndësishme të Kremlinit në rajon, Aleksandër Vuçiçin, bëri gjithçka që kishte në dorë për të minuar Kosovën.

Si gënjeu Edi Rama para medieve ndërkombëtare për të fshehur vizitën e tij në Moskë

About Redaksia

Check Also

Tirana “mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije

Tirana po ndërtohet me ritme marramendëse, kullat ngrihen dhe sipërfaqet e miratuara për ndërtim rriten, …