Anëtarin e Kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti tha se, mbledhja e asamblesë së PS nuk është gjë tjetër veçse një telenovelë juridiko-politike. i ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Alimehmeti tha se pas gjithë këtyre viteve qeverisje të socialistëve është ndryshuar vetë, pudra, porse fytyra është e njëjtë.
Sipas zyrtarit të PD, gjatë asamblesë socialist do të shihet një shkëmbim ministrash, ndërrime të pashpjeguara, por ajo që nuk ndërron është koka e oktapodit, Edi Rama.
Për Alimehmetin, Rama do përpiqet të krijijë ‘ushtrinë’ e tij besnike, njëjtë siç bëri vëllai i tij në Serbi, Aleksandar Vuçiç.
“De facto është kthyer në një telenovelë juridiko-politike, kemi një kryebashkiak të burgosur që Rama e mban, jemi në një situatë paradoksale ku kemi një bashki të paqeverisur, të bllokuar dhe ne merremi me këtë telenovelën nëse do e përjashtojnë nga PS ose jo. Kjo është arsyeja pse bëjnë këtë lloj telenovelash që të mos përgjigjen për shërbimet ndaj qytetarëve.
Jemi këtu për të pasur një shtet që qeveris. Pas gjithë këtyre viteve dhe pas këtyre fasadave, ka ndërruar pudrën, po futyra pas është e njëjta. Do t’u hedhë hi syve njerëzve, ata e dinë që janë në pikiatë me sondazhet. Ata janë në minimumet e tyre, i ka djegur të gjithë ata që janë të Serisë A. Kategoria A s’ka më si individ, si forcë politike ka humbur kredon, në shtratin e tyre të lumit janë shumë ulët.
Ne do shohim një shkëmbim ministrash, s’i marrim vesh këto ndryshimet, Lamallari arrestoi Agasin, tani e shkarkuan. Sot mund të kemi ndërrime të pashpjeguara. Koka e oktapodit, Edi Rama nuk ndërron.
Është një shou për të kënaqur aspiratat e veta dhe po tenton të bëjë një forcim të rankeve, një rrethim të ushtarëve më besnikë, me një variant Vuçiç. Shkon në opozitë me ushtrinë e vet. Ta shohim si do e këshillojë vëllai i vet në Serbi, e këshillonte për protestën, ky është aspketi. Ne shohim sondazhet e sjelljen e tij, mes reformës në drejtësi e Belinda Ballukut, mbajti Ballukun dhe hoqi reformën”, u shpreh Alimehmeti.
Gazeta RD