Pse Rama kërkoi ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS

Në nisje të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.

“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.

Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.

Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në “Këndi Fundjavës”, e lidh pastrimin e parave me vështirësitë …