Gjekmarkaj takon në Milano deputetin e Forza Italia: Mbështetje PD në betejën për zgjedhje të lira!

Nënkryetari i Kuvendit dhe PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar takime në Itali me deputetin e Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo.

Në fokus të bisedës ishte edhe mbështetja për Partinë Demokratike dhe betejën e saj opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, sundimin e ligjit dhe denoncimin e narkoshtetit.

Postimi i Gjekmarkajt

Në Milano, një takim me deputetin e Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo, për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy forcave politike dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Forza Italia, forcë politike e qendrës së djathtë dhe pjesë e mazhorancës qeverisëse të Giorgia Melonit, rikonfirmon mbështetjen e së djathtës italiane për integrimin europian të Shqipërisë.

Në fokus të bisedës ishte edhe mbështetja për Partinë Demokratike dhe betejën e saj opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, sundimin e ligjit dhe denoncimin e narkoshtetit.

Një përshëndetje e veçantë nga Milano për liderin e PD-së, Sali Berisha, aleatin e hershem të Forza Italia-s dhe mikun e Silvio Berlusconit.

Marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes së djathtës shqiptare dhe asaj italiane mes Shqiperise dhe Italise kanë një histori që meriton të vijojë edhe në sfidat e sotme europiane. Diaspora shqiptare në gadishullin Apenin është gjithashtu një realitet i patjetërsueshëm mes vendeve dhe popujve tanë.

Image

About Redaksia

Check Also

Tabaku takon përfaqësues të OKB: Në fokus shqetësimi për dhunën policore ndaj protestuesve

Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku paraqiti shqetësimet nga vizitat …