Telnis SKUQI
Më 25 mars 2025, katër makina të blinduara, 20 persona me kallashnikovë dhe një objektiv: votat për Sara Milën. Sipas komunikimeve në WhatsApp, personat identifikohen si banda e Suel Çelës.
Në Ujësjellës-Kanalizimet e Elbasanit banditët ushtruan presion ndaj punonjësve, u morën telefonat dhe u kërkoheshin edhe emrat e familjarëve.
Materialet ndodhen në dosjen hetimore të SPAK-ut. Emri i Sara Milës shfaqet në fletën e votimit. Tani Sara po largohet nga skena, pyetja mbetet sërish:
Ja iku Sara, por kush vjen pas saj? Ata që i numëronin votat apo ata që i siguronin me kallashnikovë?
Gazeta RD