Berisha: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjin

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në mungesë transparence dhe në shkelje të detyrimeve ligjore për konsultimin publik.

Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së në selinë blu, Berisha e cilësoi atë si “buxheti tipik i një narkoshteti”, duke kundërshtuar veçanërisht paketën fiskale dhe barrën që, sipas tij, ajo vendos mbi qytetarët dhe bizneset.

Berisha tha se paketa është përgatitur në fshehtësi, pa konsultim me grupet e interesit dhe në kundërshtim me sigurinë juridike. Ai iu referua edhe kundërshtimeve të Dhomës Amerikane, Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe shoqatave të biznesit, të cilat, sipas tij, kanë kundërshtuar ndryshimet fiskale.

Berisha: Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti.

Si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale, paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, Kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend.

Ky buxhet, në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore, ka shkelur çdo lloj afati të parashikuar për konsultime publike.

Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Me implikacione të mëdha në të gjitha kontratat ekzistuese sot në këtë vend.

Në të gjitha plan bizneset, parashikimet.

Pra, paketë që de facto përmbys situatën edhe aktualisht shumë të disfavorshme.

Me shumë të drejtë dhomat e tregtisë, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane dhe të gjithë shoqatat përfaqësuese të interesave të bizneseve kanë protestuar, kanë hedhur poshtë këtë paketë, në të cilën Padrinoja i vë para faktit të kryer.

Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Detyrim ligjor.

Pra injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare.

About Redaksia

Check Also

“Dhomat e tregtisë në unison kundër”/ Berisha: Paketa fiskale godet shtresat në nevojë, çmimet do rriten

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se paketa e re fiskale, pavarësisht propagandës …