Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve

Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të E. L. dhe A. D., të ndaluar pasi hodhën vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama, gjatë kalimit të eskortës së tij në Manëz.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy personave nën hetim.

Gjykata nuk caktoi asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

About Redaksia

Check Also

Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!

Deputeti i PD, Isuf Çelaj, gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2027, ka denoncuar mungesën e investimeve …