Protestuesit hedhin bojë të kuqe dhe rrethojnë furgonin e policisë

Situata është tensionuar pasditen e sotme gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gjatë përplasjeve me policinë, protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të efektivëve dhe forgonëve të tyre.

Qytetarët kanë rrethuar gjithashtu automjetet e policisë, në të cilat efektivët kanë futur personat e shoqëruar, duke kundërshtuar ndalimin e tyre.

Ndërkohë, gjatë përplasjeve, efektivët kanë shoqëruar me forcë disa protestues, mes tyre edhe gra.

Screenshot 2026-11-17 193402

About Redaksia

Check Also

PD dënon dhunën policore ndaj protestuesve, Këlliçi: Në 28 nëntor t’i dëshmojmë dhunuesit se i ka ditët të numëruara

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore …