Protestuesi: Policia ka shoqëruar gra dhe vajza duke i goditur

Një prej aktivistëve foli nga protesta e sotme, që u karakterizua nga dhuna policore dhe shoqërime me forcë pa arsye të qytetarëve që po protestonin paqësisht.

Aktivisti u shpreh se janë shoqëruar duke u goditur edhe gra dhe vajza, teksa e quan si lëvizja e fundit e një kryeministri të korruptuar qëkërkon të shtypë me dhunë protestën qytetare.

Ai ftoi gjithë shqiptarët të bashkohen me protestën e 28 nëntorit.

“Kemi bërë njoftim mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë mënyra e vetme për ti mposhtur qytetarët por nuk i mposht  dot.

Ka patur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar dhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor”, tha aktivisti për News24.

About Redaksia

Check Also

PD dënon dhunën policore ndaj protestuesve, Këlliçi: Në 28 nëntor t’i dëshmojmë dhunuesit se i ka ditët të numëruara

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore …