Korreshi: 120 mln euro për pagat e patronazhistëve për zgjedhje! Spitali Lushnjë ka nevoja ulëritëse…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, duke denoncuar shpërndarjen e fondeve për Bashkinë e Lushnjës.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Korreshi tha se kësaj bashkie i janë parashikuar dhjetë herë më shumë fonde për paga sesa për rrugë, ndërsa vuri në dukje se për infrastrukturën janë lënë vetëm 9 milionë euro, kundrejt 120 milionë eurove për rritjen e pagave.

Korreshi ngriti shqetësimin edhe për mungesën e investimeve në kanalet vaditëse, rezervuarë, menaxhimin e mbetjeve dhe infrastrukturën energjetike, që sipas tij po u krijon probleme të përditshme banorëve. Ai kërkoi përgjegjësi nga ministrat për gjendjen e bujqësisë dhe infrastrukturës në Lushnjë e Divjakë, ndërsa theksoi se spitali i Lushnjës ka nevoja urgjente që nuk zgjidhen vetëm me investime në godinë.

Korreshi: Këtu e trajtojmë dhe buxhetin e shtetit si asamblenë e partisë tuaj. Por atje nuk mungon njeri ndryshe nga këtu ku ju bëni çfarë të doni. Për kanalet vaditëse, për rezervuarët që u hapën atje nuk mban njeri përgjegjësi dhe se kemi këtu ministrin e Bujqësisë, shyqyr që kemi të Financave, por dhe këtë kur shikon transfertat e pakushtëzuara lin pyejta, si ka mundësi që Lushënjës meqë jemi deputetë të dy, i çon më shumë lekë për rroga se sa për rrugë.

Dhjetë fish për rroga se sa për rrugë. Ka të bëjë kjo me bashkinë meqë do fillojnë zgjedhjet? Kemi 120 milionë euro për rritje pagash të bashkisë së patronazhistëve njësisë administrative dhe kemi 9 milionë për rrugë, opigat Lushnja prapë. Kemi prapë për kallamët për mbetjet urbane, ndërkohë që bashkia meqë dashka këto rrogat mos të ketë 400 milionë lekë detyrime te tatimet. 400 milionë kush i mban këto përgjegjësi këtu.

Dhe ndërkohë që ne nuk kemi Bujqësinë këtu, nuk kemi Infrastrukturën që ta pyesim se po na i zë korenti njerëzit ditë për ditë, se kështu mburren këta e mbajnë kokën me xhel, por të vijnë të mbajnë përgjegjësi dhe t’i japin përgjigje shqiptarëve mbi këtë buxhet, çfarë do bëjnë me infrastrukturën energjitike në Lushnjë, çfarë do bëjë me bujqësinë ky tjetri. Ka nevojë emergjente Spitali Lushnjës me mrrokullat e tjera, nuk ka nevojë vetëm për godinë. Nevojë ulëritëse. Hap pas hapi nuk bëhet asgjë. Çfarë keni me Lushnjën dhe Divjakën. 400 milionë lekë nuk dalin dot as për të korrur kallamat.

About Redaksia

Check Also

Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!

Deputeti i PD, Isuf Çelaj, gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2027, ka denoncuar mungesën e investimeve …