Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!

Deputeti i PD, Isuf Çelaj, gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2027, ka denoncuar mungesën e investimeve në zonën e Tropojës. Ai evidentoi se prej 14 vitesh kjo mazhorancë premton investime në dy akse kryesore, të cilat u shërbejnë dy bashkive, Tropojë dhe Has.

“Shoh se nuk janë planifikuar dy akse kryesore, të cilat keni 14 vite që i gënjeni banorët e Tropojës dhe të Hasit. Aksi Kam-Kepenek-Zogaj-Qafë Prushi, aks i cili u shërben të dy bashkive, por edhe banorëve që lidhen me Kosovën. Rrugë e cila ka 14 vite që premtohet.

E dyta, aksi Manz-Surroi-Arrëz. Për të dyja këto akse banorët kanë protestuar, por keni çuar njerëzit tuaj dhe u keni thënë që vitin tjetër do të futet në buxhet. Për shëndetësinë, asnjë investim në shëndetësi në zonë. Banorët shkojnë në Kosovë për të marrë shërbime shëndetësore”, tha Çelaj.

About Redaksia

Check Also

Korreshi: 120 mln euro për pagat e patronazhistëve për zgjedhje! Spitali Lushnjë ka nevoja ulëritëse…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, duke …