Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas

Sërish tensione në protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.

Qytetarët janë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa efektivët i ndjekin nga mbrapa.

Policia po largon protestuesit nga rruga, me argumentn se janë duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Kjo ndodh, në një kohë, që drejtuesit e automjeteve përshëndesin qytetarët, që protestojnë në rrugët e kryeqytetit.

Policia ka marrë urdhra, për të mos lejuar një protestë normale qytetare, edhe pse protestuesit kanë deklaruar se kanë marrë leje dhe janë të rregullt ligjërisht. Ata shprehen se është e paprecedentë, që mos lejohen të protestojnë, pasi kjo është e drejtë themelore qytetare.

About Redaksia

Check Also

AGSH dënon dhunën ndaj gazetares së Syri TV gjatë mbulimit të protestës te Kryeministria

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon me forcë dhunën …