Adriana KALAJA
Sërish premtim i mbajtur….
Edhe sot, ashtu si në gjithë rastet e protestuesave të arrestuar këto ditë politikisht nga narco policia, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, vleftësoi si të paligjshëm arrestin në flagrancë të të miturit 15 vjeç J. L., i cili mbahej nga banditët te Dhomat e Sigurisë nga dita e shtunë, si dhe vendosi të mos caktonte asnjë masë sigurimi ndaj të miturit.
Sqaroj publikun se mirë që prindërit e të miturit janë invalidë dhe jetojnë në mjerim total, banditët i kanë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra.
Kjo barbari duhet ndalur me çdo kusht.
Sot.
Nesër është vonë.
Secilit do i shkojë te “dera”, nëse nuk i ndalim.
Ndërkohë, unë gjithmonë me dhe në krah të protestuesve
Gazeta RD