Berisha: Qytetarët të mbështesin me protestën e tyre të fuqishme më 28 Nëntor dhe përmbysjen e këtij buxheti

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh është plotësisht e mundur, duke akuzuar qeverinë se projektbuxheti i vitit 2027 nuk u jep përgjigje problemeve ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha kërkoi që asnjë pension, ndihmë ekonomike apo pagesë papunësie të mos jetë nën këtë nivel.

Berisha: Minimumi jetik është plotësisht i mundshëm.

Ndaj dhe ne deklarojmë se vendosja e minimumit jetik në mënyrë që të mos ketë pension nën 200 euro, asnjë.

Dhe kur them pension, them pension të pjesshëm, jo të plotin.

Të mos ketë shqiptar që firmos nën 200 euro.

As rrogë papunësie, as ndihmë ekonomike.

Pra, në rast se ky buxhet do të trajtonte realitetin, do u jepte përgjigje problemeve të mëdha të realitetit shqiptar, kurrë nuk do mund të ishte paraqitur siç u paraqit.

Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve të mbështesin me protestën e tyre të fuqishme me 28 Nëntor edhe përmbysjen e këtij buxheti që është totalisht cinik, i pashpirt ndaj qytetarëve.

Shtroni pyetjen, janë investuar, thonë këta, çfarë është bërë me 67 miliardë euro buxhete të tyre?

Çfarë është bërë?

Unë nuk them se nuk është bërë fare, por janë vjedhur 90 përqind të atyre që janë investuar. Kjo është e vërteta.

Edhe 100 përqind siç është djegësi i Tiranës.

Me 130 milionë euro ishte oferta sllovene e tunelit të Llogarasë. E anuluan tenderin dhe e përfunduan me 220 milionë euro, me 90 milionë euro më shumë.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Berisha: Ftoj çdo anëtar dhe mbështetës të PD të jetë në Tiranë më 28 Nëntor

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, a do ta mbështesë Partia Demokratike protestën e thirrur nga …