Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard.
Si pasojë e hedhjes së sprajit lotsjellës, një qytetar nuk është ndier mirë dhe është shtrirë përtokë.
Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë të tjerë që janë ndier keq, ndërsa në vendngjarje u është dhënë ndihmë me ujë fiziologjik.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.
Gazeta RD