Nga Nikola KEDHI
Sipas Eurostat, 31,2% e shqiptarëve nuk përballojnë dot nevojat elementare të jetesës. Pesëfishi i mesatares europiane dhe mbi trefishi i Serbisë e Malit të Zi.
Narkoshteti ka pasojë varfërimin, shpopullimin dhe rrënimin e vendit.
Shqipëria nuk është një vend i varfër. Është një vend i pushtuar dhe i vjedhur.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të modelit ekonomik.
Alternativa jonë është një ekonomi prodhuese, që vë në qendër individin dhe familjen, me taksë të sheshtë 10%, TVSH 15%, kompensim të TVSh për produktet bazë, siguri juridike e fiskale, konkurrencë të ndershme, rritje e pragut të TVSH për bizneset e vogla, energji më të lirë, dhe lehtësira konkrete për industrinë, bujqësinë, eksportet, teknologjinë dhe sipërmarrjen e ndershme.
Gazeta RD