Berisha: Kush flet për zgjedhje në diktaturë dhe jo për farsë, i jep një mbështetje të vërtetë diktatorit

Ilir Meçi: Doktor, keni ndonjë strategji se si të fitojmë se u bëmë 14 vjet në opozitë?
A nuk mendoni që ripërtëritja e Partisë Demokratike të fillojë nga maja e piramidës dhe të zbresë poshtë dhe jo nga baza?

Sali Berisha: Të falenderoj Ilir për pyetjen.
Në qoftë se gjen ndonjë vend ku diktatura, apo narkodiktatura, në të cilën regjimi është larguar me vota, mund të ma thoni. Por e vërteta është se nuk ekziston asnjë.
Ju, dhe çdo njeri, çdo qytetar i këtij vendi, për të qenë i ndershëm me veten e tij, por edhe me vendin, duhet të shtrojë një pyetje: a zhvillohen zgjedhje në Shqipëri?
Në qoftë se ju mendoni se zhvillohen zgjedhje në një kohë kur arrestohen dy liderët e partive kryesore në vitin e zgjedhjeve, zhvillohen 4300 aktivitete për të ndikuar zgjedhjet në kundërshtim me ligjin, janë të gjitha këto të raporteve, në rast se ju mendoni se zhvillohen zgjedhje dhe jo farsë, kur jepen dhuratë 100 euro në mes të fushatës elektorale për 760 mijë zgjedhës, kur përdoret e gjithë fuqia motorike, logjistike, financiare e shtetit dhe zhvillohen në kushtet e partisë-shtet, kur të gjitha institucionet ndërkombëtare bien dakord se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Ne që kemi jetuar në diktaturën komuniste, ne e dimë më mirë se të gjithë të tjerët se ç’do të thotë zgjedhje në parti-shtet. Ndaj edhe unë u ndala vetëm tek këto, pa i theksuar 2 miliardë euro që u falën dy ditë para zgjedhjeve, 29 mijë hektarë kanabis që u licencuan për t’u mbjellë drogë për votë, efektin e kartelave të drogës në Durrës, Elbasan dhe Fier, Lushnje, Vlorë, Shkodër e kudo me radhë.
Atëherë, a mos duhet të zëvendësojmë fjalën zgjedhje me fjalën farsë zgjedhore për të qenë korrekt me veten dhe me të tjerët? Kështu që, pa diskutim që Partia Demokratike po ripërtërihet dhe do të ripërtërihet, pa diskutim që anëtarët e saj do të kenë të drejtën e votëbesimeve në të gjitha rrethanat sepse është e vetmja forcë politike që ka votën si mekanizëm kryesor, por të flasësh për zgjedhje në diktaturë dhe jo për farsë, i bën një mbështetje të vërtetë diktatorit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Faktori kryesor i inflacionit në vend janë narko-eurot, ne do e bllokojmë hyrjen e tyre

Elton Ruçi: Ju keni kërkuar rritje të pagave 50% për pagat e ulëta dhe 30% …