Berisha: Faktori kryesor i inflacionit në vend janë narko-eurot, ne do e bllokojmë hyrjen e tyre

Elton Ruçi: Ju keni kërkuar rritje të pagave 50% për pagat e ulëta dhe 30% për pagat e mesme.
Si do realizohet kjo pa krijuar presion të mëtejshëm mbi inflacionin dhe financat publike?

Sali Berisha: Asnjë presion.
Të garantoj, Elton, faktori kryesor i inflacionit janë narko-eurot, o miku im.
Se çfarë bën Banka e Shtetit? Banka e Shtetit mbush thasët me monedha të prera dhe i hedh në treg për të ruajtur euron, sepse eurot, e morët vesh besoj, se zbritën 90 lekë.
Mirëpo, këto thasë me euro, që hidhen pa prodhim, këto rrisin inflacionin.
Prandaj dhe Shqipëria e ka pesë herë më të lartë rritjen e çmimeve të ushqimit në muajin tetor sesa Bashkimi Evropian. Gërshërë më të forta të ligjit kundër karteleve dhe narko-eurove të tyre.
Dhe rritja, së paku 50% e rrogave të ulëta, së paku 30% e rrogave të mesme, asnjë qindarkë rrogave të larta.
Vendosja e minimumit jetik.
Nuk do të ketë pensionist, pension jo të plotë është fjala, apo të çfarëdolloj, nën 200 euro.
Të garantoj se nuk do të ketë asnjë rritje inflacioni.
Këto janë të gjitha dokrra që i përdorin këta për t’ju justifikuar.
Rënien e euros do ta bllokojmë me bllokimin e futjes së narko-eurove.

About Redaksia

Check Also

Urdhëri sekret i Ramës për Veliajn

Pse Rama e transefroi Veliajn në Fier? Zbulohet urdhëri sekret. Është zbardhur urdhri zyrtar për …