Berisha: PD është e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët

Armando Burri: Duke pasur parasysh zgjedhjet vendore të vitit 2027, a do të ketë Partia Demokratike kandidatë të përbashkët me partitë e tjera opozitare në të gjitha bashkitë, edhe në ato ku kandidatët mund të mos jenë eksponentë të PD-së?
Dhe pyetja tjetër: a kanë nisur bisedimet Partia Demokratike me faktorët politikë të lartpërmendur?

Sali Berisha: Pyetja e parë Armando, ne synojmë dhe do synojmë të krijojmë një front të gjerë të të gjithë forcave politike, të të gjithë faktorëve që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe.
Kjo, së pari për të vazhduar protestat e fuqishme kundër tij, së dyti për të bashkërenduar përpjekjet tona në farsën e ardhshme elektorale.
Partia Demokratike është e hapur ndaj të gjitha forcave të tjera politike që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët, për zona të veçanta, për çfarëdo propozimi të arsyeshëm që të mund të krijojmë një front të përbashkët.
Për sa u përket negociatave, nuk mund të them se janë zhvilluar negociata të mirëfillta, por disa përpjekje janë bërë dhe tani në javën që vjen do bëhen përpjekje serioze, të plota në këtë drejtim, për këto dy drejtime.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Faktori kryesor i inflacionit në vend janë narko-eurot, ne do e bllokojmë hyrjen e tyre

Elton Ruçi: Ju keni kërkuar rritje të pagave 50% për pagat e ulëta dhe 30% …