Nga Alba KEPI
“Cunat e Londres kane marre risqet e tyre, duan te ndertojne jeten e tyre e kane nje mundesi te mire te legalizojne poundet e (RISQEVE te tyre)”- u shpreh Damian Gjiknuri ne Londer.
Se per cfare risqesh flet ky Minister shqiptar duhet patjeter nje mocion parlamentar per ta zbardhur.
Emigrantet qe punojne ndershmerisht nuk hasin risqe ne vendet ku emigrojne, por hasin sakrifica, veshtiresi jete, larg prinderve, larg femijeve dhe shpesh me pune mjaft te thjeshta e larg formimit te tyre shkollor, per te ndihmuar familjet e zgjidhur hallet!
Per risqe flasin kontrabandieret, trafikantet, korrieret e trafiqeve ilegale, killer/at, mafiozet, grabitesit e hajdutet e xhepave!
Risku i tyre eshte te ia hedhin ligjshmerise, drejtesise e cdo njeriu normal e emigranti te thjeshte, qe cdo dite djeresit te pakten 8 ore ne pune per te siguruar capen e gojes per familjen e femijet!
Gjuha shkon aty ku dhemb dhembi, thote proverbi, e gjuha e ministrit leshoi fjalet qe i c’maskeruan qellimin!
“Te legalizojne poundet cunat e Londres”, tha Ministri!
Por parate nuk legalizohen!
Parate deklarohen, motivohen, regjistrohen, e cdo kush qe firmos mbi faturimin e tyre ne sistemin fiskal ligjor, ka te njejten pergjegjesi si pronari per prejardhjen e tyre.
Parate nuk legalizohen!
Kullat, vilat, pronat qe financojne keto para, dhe mund te legalizohen perkohesisht nga pushteti i promovuar nga mafia, e i perket organeve kompetente, me hetime sekrete o publike, te vertetojne deklarimin e prejardhjes se tyre!
Marijuana, hashashi po kerkohet te legalizohet ne Shqiperi.
Apo ndoshta Ministri shqiptar fliste per parate e fituara nga tregtia e paligjshmeria e tyre?
Kjo deklarate me ze e figure ne Londer eshte nje autogol ne skandalet dite pas dite te qeverise shqiptare.
Kudo tjeter ne bote do te conte ne nje hetim parlamentar, politik e denoncim publik nga forcat opozitare me kerkesen e doreheqjes se ketij ministri!
Kjo deklarate e tij eshte fyerje per cdo emigrant shqiptar qe punon ndershmerisht ne Londer, ne Angli e kudo tjeter neper bote!
Keto fjale jane venia ne loje per cdo shqiptar te ndershem ne Shqiperi e jashte saj, e zbardh se amnistia fiskale ndaj emigranteve nuk eshte ajo qe thuhet por ajo qe degjohet nga fjalet e ministrit; LEGALIZIMI I RISQEVE!
Ky video mesazh qe perfaqesuesi i qeverise shqiptare deklaroi ne Londer eshte nje tjeter e vertete lakuriq se kjo qeveri merr ne mbrotje paligjshmerine!
“Cunat e Londres” nuk i quajtem
ne shqiptaret, por mediat britanike pas cdo operacioni policor qe hetonte bandat e kokaines e parate lume qe keta cuna trafikonin neper bote!
Dy here autogol Minister!
Dhe e treta e verteta, eshte se keni arken e shtetit bosh, e po kerkoni ta mbushni me risqe paligjshmerie!
Link video derguar nga nje mik!