Zgjedhjet lokale// Kush është kandidatura e Ballukut për Bashkinë e Tiranës

Belinda Balluku ka konsoliduar një ndikim të konsiderueshëm brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke u kthyer në një nga figurat më të fuqishme të kupolës së pushtetit.

Por ndikimi i saj nuk duket se është kufizuar vetëm në institucionet qeveritare. Pas arrestimit të Erion Veliajt, njerëz të mbështetur prej saj morën drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke zgjeruar më tej rrethin e ndikimit të Ballukut në kryeqytet.

Veliaj në qeli, njerëzit e Ballukut në Bashki!

Një zhvillim që ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po rikonfigurohet pushteti brenda Partisë Socialiste dhe mbi rolin që Belinda Balluku po luan në këtë proces. Pasa burgosjes së Veliajt njerëzit e saj pushtuan Bashkinë e Tiranës dhe largaun ata të Veliajt. Vendimi I Kushtetueses për të njohur Veliajn si Kryebashkiak soli edhe një valë të re shkarkimesh dhe emërimesh në Bashki. Vellaij pol argon njerëzit e Ballukut duke rivendosur të besuarit e tij.

Lufta nuk ka mbaruar. Balluku tashmë po kërkon të nxjerrë kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Balluku e ka urdhëruar Ramën që të kandidjë për Tiranën njeriun e saj të besuar. Ajo është Albana Kociu, aktualisht zv.Kryeministre.

Kociu është një lidhje e vjetër e Ballukut që nga koha kur ato punonin bashkë në Bashkinë e Tiranës. Rama ulëriste në Asamblenë e fundit të PS duke vlerësuar Kociun dhe këtë e bënte për të dhënë mesazhin e mbështetjes së saj për Bashkinë e Tiranës. Kociu është edhe bashkëdrejtuese e PS për zgjedhjet në Tiranë.

Ndonëse në hetim për vjedhje të miliarda eurove në tendera. Balluku po ushtron kontroll të plotë mbi PS dhe qeverinë duke shantazhuar Ramën dhe duke marrë edhe kontrollin e plotë të PS.

About Krye Redaktor

Check Also

Skema-skandal/ Rama po i dhuron aeroportin e Rinasit izraelitit në listën e zezë të SHBA

Pas skandalit korruptiv të Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit – që çoi nën masë …