Mitropoliti Anastas – Ballës: Mos përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

Mitropoliti Anastas ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”, ku shfaqet një fragment filmi me mesazhin “Perëndia di çdo gjuhë”.

Në reagimin e tij, Mitropoliti kritikon atë që e konsideron një qëndrim kontradiktor ndaj gjuhës shqipe dhe patriotizmit, duke e lidhur atë me shpopullimin e vendit.

“Kur nëpërmjet shpopullimit, bën çdo gjë që Shqipëria të flasë çdo gjuhë, përveç shqipes, dhe puna ta do të bësh patriotin në ditë feste”, shkruan Anastas.

Më tej, ai i drejtohet drejtpërdrejt Ballës: “Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”.

About Redaksia

Check Also

Rama përjashton Spiropalin nga Grupi Parlamentar i PS

Grupi parlamentar i PS këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. …