CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

S’ka dhe s’ka Republikë të Drejtorëve, por vetëm Narkorepublikë talebane të Ramës!

Nga Petrit VASILI

Republika e Drejtorëve, ky është lajtmotivi i Ramës dhe i të gjithë brigadës së kooperativës mediatike, që i shërben dhe fshin pisllëqet politiko-shtetërore të tij.

Po si mundet që kanë këtë kurajë të idiotepsur dhe vazhdojnë me këtë tezë të falimentuar të Republikës së Drejtorëve?

Po kush është ai që beson sot se paskemi drejtorë kaq të fuqishëm, që bëjnë vetëm siç duan vetë dhe që nuk pyesin fare nga Rama?

Po si mund të vazhdohet të dëgjohen broçkullat e Ramës, që një herë, në moment halli, u vërsulet drejtorëve të bashkive dhe pastaj, në një moment të dytë halli, drejtorëve të tjerë ngado që janë?

Po si mundet që këta drejtorë edhe qenkan të pavarur, edhe të fortë, edhe shkojnë si dele në Asambletë e Ramës, ku rrinë si të mbushur në brekë përpara tij?

Po si mundet që, pa ligj, Rama këta drejtorë, demek kaq të fuqishëm, i shkarkon dhe i përzë me tufa sa herë që i do qejfi?

Po si mundet që këta drejtorë janë patronazhistë kaq të thekur, që ua çajnë dërrasat njerëzve me presione të bëra me urdhër të Ramës për të marrë vota?

Po si mundet që këtyre drejtorëve, që duhet t’i binden vetëm ligjit, u caktohet edhe numri i votave që duhet të marrin për pushtetin e Ramës?

Boll më me këtë përrallë, që vjen erë si uji i këmbëve të palara të Ramës.

Ajo që dihet botërisht është që ligjet se si drejtorët duhet të emërohen për t’u shërbyer të gjithë njerëzve kanë vdekur totalisht për shkak vetëm të Ramës.

Ajo që dihet botërisht është se Edi Rama filtron e përzgjedh të gjithë drejtorët me kushtin që të jenë me sa më shumë probleme, që ai t’i urdhërojë sa më lehtë dhe ata të jenë të gatshëm të shkelin si kamikazë çdo ligj dhe të vjedhin gjithçka me urdhër dhe për llogari të tij.

Ajo që dihet botërisht është se Ligji i Shërbimit Civil është varrosur prej kohësh dhe ligjin e bën vetëm Edi Rama, ndërsa Zyra e tij kryeministrore ka asgjësuar prej kohësh çdo procedurë dhe nëpunësit civilë të çdo niveli hiqen e vihen pa asnjë ligj, normë e procedurë, por vetëm sipas interesave të pista të Edi Ramës.

Ajo që dihet botërisht është se drejtorët e Ramës, në shumicën dërrmuese, janë të lidhur me krimin, narkotrafikun, janë të korruptuar deri në palcë, janë arrogantë si Rama dhe bëjnë përsekutim politik në dhënien e shërbimeve ndaj atyre që nuk votojnë Rilindjen, por gjithçka dhe gjithmonë ata e bëjnë me urdhrin dhe moton e Ramës: “Se ashtu e do KM”.

Pra, këta janë thjesht buratinë dhe palaço në duart e Ramës dhe nuk ka e nuk ekziston absolutisht asnjë Republikë Drejtorësh.

About Redaksia

Check Also

Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën

Analisti Ermal Hasimja ka denoncuar një episod të ndodhur në Aeroportin e Rinasit, ku sipas …