Protesta/ Policia i shtyn me forcë, qytetarët: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës!

Protesta qytetare në Tiranë vijon prej 178 ditësh, me pjesëmarrësit që mbeten të vendosur në kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ndërhynë duke i shtyrë qytetarët drejt trotuarit përballë selisë së Kuvendit, me qëllim lirimin e rrugës.

Pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, efektivët përdorën forcë për të larguar protestuesit nga bulevardi dhe për të mos lejuar vijimin e tubimit në rrugë.

Qytetarët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre dhe se do ta vazhdojnë reagimin deri në realizimin e kërkesave.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, me synimin për të shndërruar revoltën qytetare në një reagim mbarëkombëtar kundër qeverisë.

“Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës”, është mesazhi i përcjellë nga protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me këtë buxhet që nesër vendoset minimumi jetik 200 euro dhe rriten pagat e pensionet! Paratë janë, por ato vidhen

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se me buxhetin prej 10 miliardë eurosh të paraqitur …