Gjoni: SHBA i jep SPAK-ut provat digjitale për korrupsionin dhe krimin e organizuar

Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas fjalimit të ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, para prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, duke e cilësuar atë si një mesazh të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një reagim, Gjoni vlerëson partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa ndalet veçanërisht te deklarata e ambasadorit për provat digjitale që mund të ndihmojnë hetimet e drejtësisë shqiptare.

Reagimi 

Ambasadori Eric Wendt: Provat i kemi, hajdeni merrini!

Fjalimi i ambasadorit të SHBA, z. Eric Wendt mbajtur para prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së është një nga aktet më të rëndësishme dhe treguesi më i vlerës së jashtëzakonshme që ka partneriteti stratgjik i Shqipërisë me SHBA-në.

Korrupsioni që po gërryen  Shqipërinë, paraja e pistë që po shkallmon ekonominë, zyrtarët e shtetit që nuk veprojnë përballë deformimit të garës në tenderat publikë nuk janë problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA-në.

Deklarata e z. Wendt se “shumë krime të rënda lënë gjurmë digjitale. Kjo përfshin edhe çështjet e krimit të organizuar dhe të korrupsionit që trajtoni ju në SPAK”- hap një tjetër kapitull
në luftën e kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sepse është e vërtetët se “kur një tender manipulohet ose kur praktikat ligjore apo të biznesit janë korruptive, fusha e lojës nuk është e barabartë dhe ofertuesi amerikan tërhiqet. Kur ai investitor largohet, Shqipëria humb vende pune dhe sakrifikon rritjen ekonomike”. Sepse është e vërtetë që “kompanitë amerikane duan të investojnë në Shqipëri, në energjitikë, infrastrukturë, turizëm dhe teknologji.

Firmat amerikane do të vijnë kur të kenë besim që kontratat respektohen, tenderat janë të drejtë dhe sistemi i drejtësisë siguron zbatimin e barabartë dhe të drejtë të ligjit për të gjithë. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën ligjin.

Thjesht zbatojeni ligjin barazisht”. Edhe sepse siç ngre alarmin ambasadori Ëendt “Çështjet e krimit të organizuar ndërkombëtar kanë rëndësi, sepse rrjetet që e çojnë kokainën në Evropë – rrjetet që ju po i luftoni – e blejnë atë nga të njëjtat kartele të Amerikës së Jugut që helmojnë komunitetet amerikane.

Shtetet e Bashkuara i kanë përcaktuar shumë nga ato grupe si organizata terroriste të huaja”. Ndryshe nga sa gënjen publikisht Edi Rama, SHBA na tha sot se “Trafikanti i drogës koordinon dërgesat në aplikacione të enkriptuara.

Zyrtari i korruptuar fsheh ryshfetin në portofole kriptovalutash dhe në llogari jashtë vendit (offshore). Pastruesi i parave transferon fonde përtej kufijve brenda pak sekondave. Kriminelët kanë kaluar në platformat digjitale. Edhe zyrtarët e drejtësisë duhet ta bëjnë këtë.

Këto beteja kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit shpesh kalojnë nëpërmjet provave digjitale”. Sot për Shqipërnë dhe organet e drejtësisë shënon nisjen e një epoke e re.

Mesazhi i ambasadorit Ëendt se “disa nga provat që ju nevojiten ndodhen në serverë në Shtetet e Bashkuara: postë elektronike, llogari të rrjeteve sociale dhe hapësira ruajtjeje në re (cloud) që mbahen nga kompani amerikane”.

SHBA u tha sot organeve të drejtësisë se “ju mund t’i merrni ato prova” na tregon se parnteriteti ynë strategjik me SHBA-në është investimi më i rëndësishëm moral dhe shtetëror që Shqipëria ka bërë në 36 vitet e fundit!

About Redaksia

Check Also

Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë

Një 17-vjeçar u gjobit me 500 mijë lekë nga Policia, vetëm pse mori pjesë në …