Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shqipëri, ku në fokus do të jetë ecuria e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të marrë pjesë në një takim në Kuvendin e Shqipërisë me deputetë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilët do të ndajnë qëndrimet dhe vlerësimet e tyre mbi sfidat e procesit të negociatave.
Takimi, me temë “Gjendja aktuale e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) dhe do të zhvillohet nga ora 14:45 deri në 16:10, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Gazeta RD