Berisha: Kjo është paketa fiskale e pamëshirësisë! Për rininë keni lënë vetëm 1.5 milionë euro në buxhet!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend, tha se, kjo është paketa fiskale e pamëshirësisë!
Berisha tha se, për rininë shqiptare, që është rinia më e zemëruar në Evropë, keni lënë vetëm 1.5 milionë euro në buxhet.

Berisha: Unë dëgjova fjalët që u folën këtu për mbrojtjen e taksave dhe këto, po kjo është një faqe e zezë.
Paketa e juaj fiskale është paketë e pamëshirësisë.
Ju vendosët të fusnit duart tuaja të zeza në xhepat e mbi 1 milion e gjysmë shqiptarëve.
Ju vendosët të falimentoni dhjetëra mijëra biznese duke i futur ato në TVSH.
Ju vendosët, me një të rënë të lapsit, të përzini dhe godisni çdo investitor, i cili nuk ka pse të vijë këtu të paguajë dividentin me 15 përqind, në një kohë kur shkon në një vend tjetër pa divident fare.
Ju vendosët të godisni shtresën e mesme, profesionet e lira, të pabesë, të cilët e fituat me Gjykatë Kushtetuese, dhe ju tani u riktheni TVSH-në 21 përqind.
Të gjitha këto paguhen nga shqiptarët.
Cinikë gjer në ekstrem.
E hoqëm taksën nga litri i naftës dhe e kaluam tek makina. Kë goditët ju me këtë?
Goditët pikërisht ata që e përdorin më pak makinën.
Një pensionist apo një familje e vogël, që përdor disa mijëra kilometra në vit makinën, duhet të paguajë njëlloj si ai tjetri që bën 100 mijë kilometra, taksën e qarkullimit.
Çfarë jeni ju kështu mo?
Si mund të jeni kaq të pashpirt dhe gënjeshtarë?
Si mund t’i merrni ju të njëjtën taksë atij që bën 5 mijë kilometra me atë që bën 50 mijë kilometra?
Si qenka kjo barazi?
Nga e gjeni ju këtë?
Çfarë përfaqësoni ju?
Fakultetet më të errëta njerëzore.
Si mund të vini ju me një paketë të tillë fiskale duke rritur 21 përqind TVSH-në dhe ua merrni të gjitha ato që gjoja po u hiqni tek ushqimet.
Zonjë, ka akte këtu që janë çnjerëzore dhe duhet folur për to se ju keni humbur çdo ndjenjë, kemi humbur çdo lidhje, çdo ndjesi.
Ju komunikoni vetëm në njëri-tjetrin të lidhur në hajnira, të lidhur në pasurime përrallore të pashembullta dhe nuk pyesni se ekzistojnë qytetarët në këtë vend.
Shikoni mor, 1 milion e gjysmë kanë lënë për rininë shqiptare në fond. Shihni fondin pak.
Rinia shqiptare sot është rinia më e zemëruar në Evropë.
Dhe këta, në vend se të ulen në këtë buxhet t’i japin mesazhet më të fuqishme të respektit, të shpresës asaj, i themi ik, ik se nuk të duam.
1 milion e gjysmë euro fondi për rininë.
Ishte 3 milion, e bënë 1 milion e gjysmë.
Unë e kuptoj që ju asgjë nuk doni të dëgjoni nga fjalët me mia, por unë nuk i kam për ju, i kam për qytetarët.
Se të ishte për ju, bëja vetëm një gjë, bëja gjithçka që ju të shkoni atje ku e keni vendin.

About Redaksia

Check Also

PD çon në Kushtetuese ndarjen e re administrativo territoriale, kërkohet pezullim dhe shfuqizim i ligjit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e …