Gjykata Administrative shpall të paligjshëm përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

Gjykata Administrative shpalli sot të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në vendimin e marrë sot Gjykata Administrative urdhëron shfuqizimin e vendimit të marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetin democrat Klevis Balliu.

Në pikën 2 shprehet qartë se vendimi ka fuqi të menjëhershme.

Përjashtimet e deputetëve të PD-së bëhen në përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës.

VENDIMI

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

VENDOSI:

1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
2. ⁠Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.

About Redaksia

Check Also

Qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%, pritet shtrenjtim edhe në 2027

Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës janë rritur me 5.5% …